Njoftim për këshillim me publikun

Bashkia Shkodër fton qytetarët dhe grupet e interesit në konsultimin publik për çështjet që do të trajtohen në Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar, që organizohet me datë 29 Prill 2026, ora 11:00 në sallën e Këshillit Bashkiak.

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë Nismën Rishikimin e PPV me Proçedurë të Thjeshtuar të miratuar me Vendimin Nr.747, datë 26.10.2024.

Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër fton qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi çështjet e që do të trajtohen në Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 29 Prill 2026, ora 11.00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr.1. Kati 0.

Ftesë për konsultim publik.
Raste rishikimi PPV Shkodër.