“Hekurudha Shqiptare” sh.a. në kuadër të projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore
Vore – Hani i Hotit”, në zbatim të V.K.M. 247 datë 30.04.2014 “Për percaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimarrjen mjedisore”, dhe në bashkëpunimin me Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë- Shkodër – Kukës organizon dëgjesën me Publikun në vijim të procedurës për vlerësimin e thelluar të ndikimit në mjedis.
Ftohen banorët, OJF, Institucionet dhe çdo i interesuar të marrë pjesë në këtë takim, me datë 27 Gusht 2026, ora 09:00 pranë sallës së Këshillit Bashkiak Shkodër
Jeni të lutur të konsultoni paraprakisht materialet (Dokumenti bashkëlidhur)
