Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 22 Nëntor 2023

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën E merkure, datë 22 Nëntor, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2023”.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës shtesë të përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave për periudhën 2023-2032
  4. Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhurimit të impiantit fotovoltaik i cili do të vendoset pranë shkollës”Kol Idromeno”dhe dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet subjektit “Euroelektra”shpk dhe përfituesit Bashkia Shkodër”
  6. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.10 datë:20.07.2023 ”Për miratimin e strukturës, numrit, anëtarëve të komisionit të përhershëm të Këshillit bashkiak Shkodër”
  7. Diskutime jashtë rendit të ditës.