Mbledhja e 31 Korrik 2024
E mërkurë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e merkure datë 31 Korrik 2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
Rendi i ditës
- 1Për përdorimln e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2024PDF e pikës 1
- 2Për miratimin e rishpërndarjes së fondit të zërave nga shpenzime korrente tek projektet e investimeve brenda të njëjtit program për vitin 2024PDF e pikës 2
- 3Dhënie pëlqimi për pranimin e donacionit nga " World Vision Albania", në cilësinë e donatorit për investimin e projektit "Kënd lojrash ".PDF e pikës 3
- 4Për miratimin e transferimit të fondit të mbetur gjendje në llogari jashtë thesari, për projektin "Nxitja e Përfshirjes Sociale dhe Zhvillimit të Komunitetit " nga llogaria e dedikuar e projektit tek të ardhurat e Bashkisë Shkodër dhe përdorimin e tij në funksion të programit 07220 "Shërbimi i kujdesit parësor shëndetësor ".PDF e pikës 4
- 5Për strehimin emergjent të Znj. XH.B dhe fëmijeve të mitur në njësinë e banimit tek banesat sociale me qira pranë qendrës komunitare "Për familjen " Nr. 6 ( ish konvikti i Shkollës Pyjore).PDF e pikës 5
- 6Dhënie pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga subjekti "Raiffeisen Invest", sh.a në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit "Rikualiflkimi i hyrjes së disa shkollave të qytetit, Shkodër ".PDF e pikës 6
- 7Për një ndryshim në VKB nr.55, datë 29/12/2023, " Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër", të ndryshuar.PDF e pikës 7
- 8Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarriPDF e pikës 8
- 9Diskutime jashtë rendit të ditës.