Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 27 Nëntor 2025

Publikuar më 20.11.2025

Mbledhja e 27 Nëntor 2025

E enjte · ora 15:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 27.11.2025 ora 15:00 , me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2025PDF e pikës 1
  • 2Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, Z.Sead JushaPDF e pikës 2
  • 3Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake Znj.Bledianë OsjaPDF e pikës 3
  • 4Për miratimin e planit të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane për ShkodrënPDF e pikës 4
  • 5Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2025 “Për Taksat dhe Tarifat vendore në Bashkinë Shkodër ”, i ndryshuarPDF e pikës 5
  • 6“Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore” “Rosek Drisht ” dhe “Drin Gjadër Kir”, Bashkia ShkodërPDF e pikës 6
  • 7Për dhënien e dakordësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar të sipërfaqes pyjore në pronësi private të Z. Ded Kaci, zhvillues shoqëria “Star Plus”shpk brenda territorit të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 7
  • 8Për miratimin e zbatimit të projektit Arti për Europën (ARTE), në kuadër të programit CERV – Network of TownPDF e pikës 8
  • 9Për një ndryshim në VKB nr.69, datë 30.10.2017 “Pë miratimin e memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkisë Shkodër si dhe metodologjinë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile”.PDF e pikës 9
  • 10Për strehim emergjent të familjes L.Selja dhe T.Gomila në njësitë e banimit tek banesat sociale me qira pranë ish Konviktit të Veterinares
  • 11Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarriPDF e pikës 11
  • 12Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Mandateve dhe RregulloresE Premte21.11.202510:00
2.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë25.11.202510:00
3.Komisioni i Çështjeve Ligjore.E Martë25.11.202510:30
4.Komisioni i Bujqësise, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave Dhe Mbrojtjes së MjedisitE Martë25.11.202511:00
5.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE Martë25.11.202512:00
6.Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritE Martë25.11.202512:30

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP