Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 06 Nëntor 2024

Publikuar më 30.10.2024

Mbledhja e 6 Nëntor 2024

E mërkurë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, vendimit Nr.60, datë 28.12.2020, për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ditën e mërkure, datë 06.11.2024 ora.17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2024PDF e pikës 1
  • 2Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr.55, datë 29.12.2024 “Për miratimin e buxhetit te vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashisë Shkodër”të ndryshuar.PDF e pikës 2
  • 3Për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe në sheshe, në territorin e Bashkisë ShkodërPDF e pikës 3
  • 4Për një ndryshim në VKB Nr.8 datë 31.01.2024, Për një shtesë plani dhe ndryshim në buxhetin e Bashkisë Shkodër për “Projektin Hold On- nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtëˮ.PDF e pikës 4
  • 5Për një ndryshim dhe shtesë në VKB Nr.5 dt:05.01.2022 “Për miratimin e rrjetit të linjave dhe tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve për periudhën afatmesme 2022-2024 në Bashkinë Shkodër”PDF e pikës 5
  • 6Për saktësim dhe përditësimin e të dhënave të pjesshme të VKK Postribë nr.13 datë 09.06.2005 “Miratimi i inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Komunën Postribë” miratuar me VKM-në nr.477 datë 29.06.2011 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshe publike, shtetërore që transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës së Postribës, Qarkut Shkodër”, për pasurinë me nr.33/7 Qendra Shëndetësore Mes dhe për pasurinë me nr.33/6, Komuna PostribëPDF e pikës 6
  • 7Për miratimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për vendosjen e veprave të artit publik, në territorin e Bashkisë ShkodërPDF e pikës 7
  • 8Për miratimin e dhënies me qira/përdorim të sipërfaqes 0.320 ha në Ekonominë Pyjore “Pruemos Sheldi”, ngastra 104, Nj.A.Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitetin instalim të shtyllës erëmatëse, aerogjeneratorë për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia ALBANIE”PDF e pikës 8
  • 9Diskutime jashtë rendit të ditës.
  • Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2024PDF: Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2024

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP