Palët e interesuara dhe anëtarët e publikut ftohen të marrin pjesë në takimet e konsultimit publik për Raportin e Përcaktimit të Fushëveprimit Mjedisor dhe Social (ESSR), të përgatitur për Projektin e planifikuar të Autostradës Murriqan–Lezhë.
Takimet janë pjesë e procesit të angazhimit të publikut dhe palëve të interesuara në fazën e hershme të Projektit dhe synojnë të ofrojnë informacion mbi Projektin e propozuar, të paraqesin çështjet kryesore mjedisore dhe sociale të identifikuara deri më tani, si dhe të shpjegojnë qasjen që do të ndiqet gjatë vlerësimit të ardhshëm mjedisor dhe social.
Gjatë takimeve, ekipi i Projektit do të paraqesë një përmbledhje të autostradës së propozuar, ndjeshmëritë fillestare mjedisore dhe sociale të identifikuara përgjatë gjurmës së propozuar, si dhe metodologjinë që do të zbatohet gjatë Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS/ESIA) që do të përgatitet në vijim.
Pjesëmarrësit do të njihen gjithashtu me Planin e Angazhimit të Palëve të Interesuara (SEP), i cili përshkruan mënyrën se si do të publikohet dhe ndahet informacioni mbi Projektin, mënyrën se si do të angazhohen palët e interesuara, si dhe mënyrën se si do të mblidhen dhe trajtohen komentet dhe sugjerimet gjatë gjithë procesit të përgatitjes së Projektit.
ESSR-ja, SEP-i dhe Broshura Informuese e Projektit janë të disponueshme në platformat e mëposhtme të publikimit:
Të gjitha palët e interesuara dhe anëtarët e publikut ftohen të shqyrtojnë dokumentet e publikuara dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre duke përdorur të dhënat e mëposhtme të kontaktit:
Kontakti: Bashkia Shkoder
Email: planifikimiterritorit@bashkiashkoder.gov.al
Takimet e konsultimit publik do të zhvillohen si më poshtë:
Bashkia Shkodër: 12 Tetor, ora 11:00 pranë sallës së Këshillit Bashkiak Shkodër
Të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe palët e tjera të interesuara, inkurajohen të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në diskutim.
Çdo takim do të përfshijë një prezantim të Projektit, të ESSR-së dhe SEP-it, i ndjekur nga një sesion i hapur pyetje-përgjigje (Q&A), si dhe mundësinë që pjesëmarrësit të paraqesin komentet e tyre.
Periudha e konsultimit publik dhe e paraqitjes së komenteve do të zgjasë nga data 28 shtator 2026 deri më 28 tetor 2026.
Leaflet_v0b_10092026_alb
WB30-ALB-TRA-01_ESIA – Scoping Report_ALB
WB30-ALB-TRA-01_ESIA – SEP_ALB
