Në vijim të njoftimeve të Këshillit Bashkiak Shkodër, për zhvillimin e proceseve të këshillimit me publikun, konkretisht:
- për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Shkodër;
- për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”;
dhe në kushtet kur në datën 17.09.2026 është planifikuar gjithashtu zhvillimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në orën 17:00, ju bëjmë me dije se ndryshojnë vetëm oraret e seancave të këshillimit me publikun të planifikuara për këtë datë në Njësinë Administrative Bërdicë.
Seancat do të zhvillohen si më poshtë:
- Këshillimi me publikun për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027, i planifikuar në orën 15:00, do të zhvillohet në orën 13:00;
- Këshillimi me publikun në kuadër të procesit të reformës administrativo-territoriale, i planifikuar në orën 16:00, do të zhvillohet në orën 14:00.
Data dhe vendi i zhvillimit të seancave mbeten të pandryshuara:
Datë: 17.09.2026
Vendi: Njësia Administrative Bërdicë, Shkolla “Agim Tafili”
