Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit si më poshtë:
· Data e takimit: E mërkurë, 12 gusht 2026
· Ora: 12:00
· Vendi: Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër
Sugjerimet dhe komentet tuaja mund të dorëzohen në formë të shkruar deri në përfundim të afatit të konsultimit, konkretisht deri më datë 12 gusht 2026:
· Pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Shkodër;
· Me postë; · Nëpërmjet postës elektronike në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al.
Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të interesuar të marrin pjesë aktivisht në këtë proces këshillimi me publikun.
