Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të projektit “Rehabilitimi/Ndërtimi i tre (3) moleve, Shkodër, Shirokë dhe Zogaj”
Seanca 3 dhjetor 2021 · Dëgjesë
Seanca
- Data
- E premte, 3 dhjetor 2021
- Ora
- 11:00
- Vendi
- Në sallën e Këshillit të Bashkisë
Dokumentet
- Projekti i detajuar për Rehabilitimin/Ndërtimin e tre(3) Kalatave/Moleve, nga një në Shkodër, Shirokë, ZogajPDF: Projekti i detajuar për Rehabilitimin/Ndërtimin e tre(3) Kalatave/Moleve, nga një në Shkodër, Shirokë, Zogaj
- Axhenda e Konsultimit me publikunPDF: Axhenda e Konsultimit me publikun
Teksti i njoftimit
26.11.2021
Bashkia e Shkodrës fton për informim dhe konsultim publik këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) e projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”. Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër në zhvillimin e këtij projekti, që mbështetet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe zbatohet nga GEOSAT, plotëson një nga komponentët dhe planet tona afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparshme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.
Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit të Bashkisë, ditën e Premte, datë 3 Dhjetor, ora 11:00.
Dokumentet për konsultim.