Njoftim për këshillim me publikun – Për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar

08.10.2020

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar për ato çështje dhe kërkesa të cilat:

— Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me legjislacionin sektorial në fushën e mjedisit, zonave të mbrojtura, trashëgiminë -historike e kulturore, duke mos çënuar vlerat e tyre.
— Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me dokumentin e Strategjisë Territoriale.
— Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM).
— Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me vizionin strategjik të zhvillimit të territorit të njësisë vendore, si dhe drejtimet kryesore të zhvillimit, të parashikuara në dokumentin e PPV të miratuar.
— Nuk përfshijnë ndryshime të kategorive të përdorimit të tokës nga një sistem territorial në tjetrin.

Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë Nismën Rishikimin e PPV me Proçedurë të Thjeshtuar të miratuar me Vendimin Nr. 199, datë 27.08.2020.

Referuar Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe VKM nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, e ndryshuar, dhe Udhëzimit Nr.01 të AKPT, datë 22.02.2019 “Për hartimin, bashkërendimin, miratimin dhe kontrollin e procesit të rishikimit të dokumenteve të planeve të përgjithshme vendore me procedurë të thjeshtuar” do të realizojë konsultim publik me grupet e interesit.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 23 Tetor 2020, ora 11.00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr. 1. Kati I.