Për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor – Bashkia Shkodër
Seanca 17 dhjetor 2026 · Projektvendim
E hapur Komente deri më 17 dhjetor 2026. Si jep mendim
Seanca
- Data
- E enjte, 17 dhjetor 2026
- Ora
- 13:30
- Vendi
- Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër
Si jep mendim
- Afati
- Deri më 17 dhjetor 2026
- Mënyra të tjera
- Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Në seancë
Dokumentet
- Projektvendim: “Për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor – Bashkia Shkodër”PDF: Projektvendim: “Për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor – Bashkia Shkodër”
- NjoftimiPDF: Njoftimi
Teksti i njoftimit
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të ligjit nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimit të mëposhtëm:
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e enjte, më 17 dhjetor 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet, komentet dhe rekomandimet mund të dorëzohen deri më datë 17 dhjetor 2026, në formë të shkruar, nëpërmjet:
· Dorëzimit pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;
· Shërbimit postar; · Postës elektronike, në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al.
Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi publik.