Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Publikuar më 24.12.2024

Për miratimin e kritereve dhe procedurave për licensimin e Agjencive Funerale/Shtëpi funerale (salla pritje) në territorin e Bashkisë Shkodër

Seanca 28 janar 2025 · Projektvendim

Komente deri më 28 janar 2025. Afati ka mbaruar.

Seanca

Data
E martë, 28 janar 2025
Ora
13:30
Vendi
Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër

Si jep mendim

Afati
Deri më 28 janar 2025 Afati ka mbaruar.
Mënyra të tjera
Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Me postë · Në seancë

Dokumentet

Teksti i njoftimit

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin të dokumentit:

  1. Pr/Vendim “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për licensimin e Agjencive Funerale/ Shtëpi funerale (salla pritje) në territorin e Bashkisë Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e martë , datë 28 Janar 2025, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 28 Janar 2025 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Njoftimi.

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme