Njoftim – Për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje të nenit 18 dhe neneve 89 e 90 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar; ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3523 prot., datë 31.07.2026, Këshilli Bashkiak Shkoder njofton zhvillimin e procesit të këshillimit me publikun lidhur me projektligjin:
“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet lidhur me projektligjin mund të paraqiten gjatë gjithë periudhës së konsultimit publik dhe deri më datë 22 shtator 2026, përfshirë këtë datë, në një nga mënyrat e mëposhtme:

me shkrim, pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;
me postë, në adresën: Rr. “13 Dhjetori”, nr. 1, Shkodër;
nëpërmjet postës elektronike: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

gjatë seancave publike të përcaktuara në kalendar.

Mendimet, komentet dhe rekomandimet e paraqitura gjatë procesit do të administrohen dhe do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit dhe formulimit të mendimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Shkodër mbi projektligjin.
Materiali për konsultim: Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, relacioni shpjegues dhe dokumentacioni shoqërues i përcjellë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

KALENDAR I KONSULTIMIT PUBLIK I BASHKISË SHKODËR PËR INFORMIMIN DHE KONSULTIMIN E BANORËVE NË KUADËR TË PROCESIT TË REFORMËS TERRITORIALE

Nr.AktivitetiDataVendiOraMënyraForma
1Këshillim publik me banorët e
Njësive Administrative Rrethina,
Pult, Shosh dhe Shalë
11.09.2026Pranë Njësisë Administrative
Rrethina
14:00Takim publikBisedë
2Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Ana e
Malit
14.09.2026Njësia Administrative Ana e
Malit, Shkolla “Idriz Hoxha”
16:00Takim publikBisedë
3Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Velipojě
15.09.2026Njësia Administrative Velipojë,
Salla e Mbledhjeve
14:00Takim publikBisedë
4Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Dajç
16.09.2026Njësia Administrative Daję,
Salla e Mbledhjeve
14:00Takim publikBisedë
5Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Bërdicë
17.09.2026Njësia Administrative Bërdicë,
Shkolla “Agim Tafili”
16:00Takim publikBisedë
6Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Postribë
18.09.2026Njësia Administrative Postribë,
Salla e Mbledhjeve
14:00Takim publikBisedë
7Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Guri i Zi
21.09.2026Qendra Komunitare në Gurin e
Zi
14:00Takim publikBisedë
9Këshillim publik me banorët e
Lagjes nr. 1 Lagjes nr. 2 Lagjes
nr. 3 Lagjes nr. 4 Lagjes nr. 5
22.09.2026Salla e Këshillit Bashkiak
Shkodër
14:00Takim publikBisedë

Njoftimi.