Njoftim – Për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit si më poshtë:

  1. Projektvendim: “Për përcaktimin e çmimit maksimal të çadrave dhe shezlongëve për zonën bregdetare Velipojë–Rrjoll, për zbatim nga subjektet private”.

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e enjte, më datë 21 maj 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri në përfundim të afatit të konsultimit, konkretisht deri më datë 21 maj 2026, në formë të shkruar:

Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të prekur të marrin pjesë aktivisht në këtë proces konsultimi publik.

Njoftimi.