NJOFTIM për këshillim me publikun

06.12.2018

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt aktit:

Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër,” për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtëshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Shkodër, të qarkut Shkodër të Shkodrës, të ndryshuar,” sipas lidhjes 1, me nr rendor 17-18-19-22-23, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore, bashkëlidhur.

Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Premte, datë 14 Dhjetor 2018, ora 11:00.

Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.
Për heqjen e pronave nga lista e Inventarit

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR