Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim për dëgjesë publike- Projekti: “Rikonstruksioni i trotuarit për kalim këmbësorësh dhe rrugë biçikletash, si edhe rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe parkim, nga ura e vjetër e Bunës deri në Shirokë, Shkodër”

Publikuar më 29.09.2025

Rikonstruksioni i trotuarit për kalim këmbësorësh dhe rrugë biçikletash, si edhe rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe parkim, nga ura e vjetër e Bunës deri në Shirokë, Shkodër

Seanca 24 tetor 2025 · Dëgjesë

Seanca

Data
E premte, 24 tetor 2025
Ora
11:00
Vendi
Pranë Sallës së Këshillit të Bashkisë Shkodër

Dokumentet

Teksti i njoftimit

Në kuadër të zbatimit të Projektit “Rikonstruksioni i trotuarit për kalim këmbësorësh dhe rrugë biçikletash, si edhe rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe parkim, nga ura e vjetër e Bunës deri në Shirokë, Shkodër”, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjesën publike mbi procesin e shpronësimeve dhe zhvendosjeve të nevojshme për realizimin e projektit.
Dëgjesa publike do të zhvillohet me datë 24.10.2025, ora 11:00, pranë Sallës e Këshillit të Bashkisë Shkodër.
Ky aktivitet synon të sigurojë një proces të hapur dhe transparent, duke ofruar informacion të detajuar mbi ecurinë e projektit, procedurat e shpronësimeve (nëse ka) dhe ndikimet e mundshme. Gjithashtu, do të krijojë një platformë për konsultim dhe adresimin e çdo pyetjeje, komenti apo shqetësimi nga komuniteti dhe palët e interesuara.
Konsulenti “ARS Progetti” S.p.A, ka përgatitur raportin, hartën e shpronësimeve dhe listën paraprake të pronave të identifikuara si të prekura nga zhvillimi i projektit.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë proces me komentet dhe sugjerimet e tyre, duke ndihmuar në një zbatim sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës të projektit.
Faleminderit për angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë projekt për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit në zonën tuaj.
Jeni të lutur të konsultoni paraprakisht dokumentacionin e projektit bashkëlidhur.

Projekti.

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme