Ftesë për konsultim me publikun – Mbi Planin Sektorial “Projekti i Sistemit Rrugor për Njësinë Strukturore SH011.UB”

31.03.2022

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi Planin Sektorial “Projekti i Sistemit Rrugor për Njësinë Strukturore SH011.UB”:

Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë Nismën “Për Hartimin e Planit Sektorial ‘Projekti i Sistemit Rrugor për Njësinë Strukturore SH011.UB’ në Bashkinë Shkodër” të miratuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 59, datë 06.12.2021.

Referuar Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe VKM nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit,” e ndryshuar, dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër do të realizojë konsultim publik me grupet e interesit.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 8 Prill 2022, ora 11:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr. 1, Kati I.