Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Ftesë për diskutim në dëgjesën publike që organizohet nga Bashkia Shkodër në kuadër të projektimit të projektit “Rikualifikimi i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Ura e Bunës – Shirokë)”

Publikuar më 30.08.2017

Rikualifikimi i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Ura e Bunës – Shirokë)

Seanca 4 shtator 2017 · Dëgjesë

Seanca

Data
E hënë, 4 shtator 2017
Ora
09:00
Vendi
Në Sallën e takimeve me qytetarët pranë Bashkisë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr. 1, Kati I

Teksti i njoftimit

30.08.2017

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi draftin e dytë të projekt – idesë për “Rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Ura e Bunës – Shirokë)”: Projektimi po financohet nga Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projektuesit janë Sphaera Studio dhe Casanova + Hernandez Architects.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në dëgjesën publike që zhvillohet në datat 4 shtator, ora 9.00 në Sallën e takimeve me qytetarët pranë Bashkisë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.

Në këtë diskutim kemi dëshirën për të marrë mendimin tuaj teknik mbi këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës.

Mbetemi me shpresën se do të gjeni hapësirën në kohën tuaj të vlefshme.

Ju faleminderit
BASHKIA SHKODËR

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme