NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit si më poshtë:

Projektvendim: “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike në Bashkinë Shkodër”

· Data e takimit: E mërkurë, 12 gusht 2026

· Ora: 12:00

· Vendi: Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër

Sugjerimet dhe komentet tuaja mund të dorëzohen në formë të shkruar deri në përfundim të afatit të konsultimit, konkretisht deri më datë 12 gusht 2026:

· Pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Shkodër;

· Me postë; · Nëpërmjet postës elektronike në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al.

Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të interesuar të marrin pjesë aktivisht në këtë proces këshillimi me publikun.

Njoftimi.