Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim – Për këshillim me publikun nga Kshilli Bashkiak

Publikuar më 12.11.2026

Për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor – Bashkia Shkodër

Seanca 17 dhjetor 2026 · Projektvendim

E hapur Komente deri më 17 dhjetor 2026. Si jep mendim

Seanca

Data
E enjte, 17 dhjetor 2026
Ora
13:30
Vendi
Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër

Si jep mendim

Afati
Deri më 17 dhjetor 2026
Mënyra të tjera
Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Në seancë

Dokumentet

Teksti i njoftimit

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të ligjit nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimit të mëposhtëm:

  1. Projektvendim: “Për miratimin e dokumentit të vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor – Bashkia Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e enjte, më 17 dhjetor 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet, komentet dhe rekomandimet mund të dorëzohen deri më datë 17 dhjetor 2026, në formë të shkruar, nëpërmjet:

· Dorëzimit pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;

· Shërbimit postar; · Postës elektronike, në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al.

Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi publik.

Njoftimi.

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme