Në mbështetje të nenit 18 dhe neneve 89 e 90 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar; ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3523 prot., datë 31.07.2026, Këshilli Bashkiak Shkoder njofton zhvillimin e procesit të këshillimit me publikun lidhur me projektligjin:
“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet lidhur me projektligjin mund të paraqiten gjatë gjithë periudhës së konsultimit publik dhe deri më datë 22 shtator 2026, përfshirë këtë datë, në një nga mënyrat e mëposhtme:
me shkrim, pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;
me postë, në adresën: Rr. “13 Dhjetori”, nr. 1, Shkodër;
nëpërmjet postës elektronike: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
gjatë seancave publike të përcaktuara në kalendar.
Mendimet, komentet dhe rekomandimet e paraqitura gjatë procesit do të administrohen dhe do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit dhe formulimit të mendimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Shkodër mbi projektligjin.
Materiali për konsultim: Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, relacioni shpjegues dhe dokumentacioni shoqërues i përcjellë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
KALENDAR I KONSULTIMIT PUBLIK I BASHKISË SHKODËR PËR INFORMIMIN DHE KONSULTIMIN E BANORËVE NË KUADËR TË PROCESIT TË REFORMËS TERRITORIALE
| Nr. | Aktiviteti | Data | Vendi | Ora | Mënyra | Forma |
| 1 | Këshillim publik me banorët e Njësive Administrative Rrethina, Pult, Shosh dhe Shalë | 11.09.2026 | Pranë Njësisë Administrative Rrethina | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
| 2 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Ana e Malit | 14.09.2026 | Njësia Administrative Ana e Malit, Shkolla “Idriz Hoxha” | 16:00 | Takim publik | Bisedë |
| 3 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Velipojě | 15.09.2026 | Njësia Administrative Velipojë, Salla e Mbledhjeve | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
| 4 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Dajç | 16.09.2026 | Njësia Administrative Daję, Salla e Mbledhjeve | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
| 5 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Bërdicë | 17.09.2026 | Njësia Administrative Bërdicë, Shkolla “Agim Tafili” | 16:00 | Takim publik | Bisedë |
| 6 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Postribë | 18.09.2026 | Njësia Administrative Postribë, Salla e Mbledhjeve | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
| 7 | Këshillim publik me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi | 21.09.2026 | Qendra Komunitare në Gurin e Zi | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
| 9 | Këshillim publik me banorët e Lagjes nr. 1 Lagjes nr. 2 Lagjes nr. 3 Lagjes nr. 4 Lagjes nr. 5 | 22.09.2026 | Salla e Këshillit Bashkiak Shkodër | 14:00 | Takim publik | Bisedë |
