Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit si më poshtë:
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e enjte, më datë 21 maj 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri në përfundim të afatit të konsultimit, konkretisht deri më datë 21 maj 2026, në formë të shkruar:
- pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Shkodër;
- me postë;
- ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të prekur të marrin pjesë aktivisht në këtë proces konsultimi publik.
