Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim – Për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Publikuar më 21.01.2026

Për miratimin e Planit Lokal të Strehimit Social, Programi 5-vjeçar 2026–2030, në Bashkinë Shkodër

Seanca 18 shkurt 2026 · Projektvendim

Komente deri më 18 shkurt 2026. Afati ka mbaruar.

Seanca

Data
E mërkurë, 18 shkurt 2026
Ora
13:30
Vendi
Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër

Si jep mendim

Afati
Deri më 18 shkurt 2026 Afati ka mbaruar.
Mënyra të tjera
Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Me postë · Në seancë

Dokumentet

Teksti i njoftimit

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimit të mëposhtëm:

  1. Projektvendim: “Për miratimin e Planit Lokal të Strehimit Social, Programi 5-vjeçar 2026–2030, në Bashkinë Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:
Ditën e mërkurë, më 18 shkurt 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 18 shkurt 2026, në formë të shkruar:

Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi publik.

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme