Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Organizim, mbështetje e ngjarjeve kulturore në njësinë e vetëqeverisjes vendore; mbrojtje dhe promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore.

  • Zhvillim, mbrojtje dhe promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrim i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve;
  • Mbështetja e vendeve historike, kopshteve zoologjike dhe botanike;
  • Zhvillim, mbrojtje dhe promovim i bibliotekave, e ambjenteve për lexim me qëllim edukimin e përgjithshëm qytetar;
  • Mbështetje për muzeumet, galeritë e arteve, teatrot, sallat e ekspozitave;
  • Organizim ose mbështetje për  ngjarjet kulturore (koncerte, prodhime skenike dhe filma, shfaqje artistike etj.);
  • Sigurim i shërbimeve kulturore; administrim i çështjeve kulturore; mbikqyrje dhe rregullim i strukturave kulturore;
  • Organizim i aktiviteteve kulturore dhe promovim i identitetit kombëtar e lokal.

Bashkia Shkodër, institucionet kulturore, artistike kanë realizuar shfaqjet dhe aktivitetet duke respektuar rregullat dhe duke u përshtatur sipas mundësisë në hapësirat e jashtme publike dhe private kudo në qytet.
•Gjatë kësaj kohe Biblioteka Marin Barleti, Muzeumet, Teatri “Migjeni”, Qendrat kulturore, kanë zhvilluar aktivitet e tyre sipas planifikimit. Frekuentimi i tyre fill mbas zvogëlimit të masave të kujdesit për shkak të pandemisë, është rritur dukshëm: janë shtuar aktivitetet kulturore që mbështet Bashkia Shkodër, studiues pranë bibliotekës, studentë e vizitorë, spektatorët për Teatrin ”Migjeni”.

Sfida:

• Ruajtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe mirëadministrimi e fuqizimi i institucioneve menaxhuese.
• Ruajtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore.
• Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe promovimi i identitetit kombëtar dhe lokal si dhe administrimi i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
• Fuqizimi dhe rritja e kapaciteteve të institucioneve kulturore dhe artistike të Bashkisë së Shkodrës, Përmirësimi i mjediseve për zhvillimin e aktiviteteve artistike, rikonstuksione të ambjenteve ndihmëse në institucionet e ndryshme të kulturës.

Trashëgimi kulturore, eventet artistike dhe kulturore, ka si burim financimi kryesisht të ardhurat dhe nga transferta e pakushtëzuar si dhe të ardhurat që mblidhen nga vetë institucionet kulturore. Shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga të ardhurat e tjera dhe transferta e pakushtëzuar me një mesatare prej 95.2 %. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore me rreth: 50.7 % në vitin 2023, 50.3 % në vitin 2024, 50.5 % në vitin 2025. Ndërsa shpenzimet korrente zënë : 47.9 % në vitin 2023, 48.2 % në vitin 2024 , 48 % në vitin 2025. Shpenzimet kapitale zënë : 1.4 % për vitet 2023, 1.5 % në vitin 2024 dhe vitin 2025..

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit 2020
Fakt
2021
Fakt
2022
Buxh. Fillest.
2022
Buxh. Pritshëm
2023
Plani
2024
Plani
2025
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 33,956 35,029 51,608 51,608 45,437 45,437 45,437
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 5,630 6,172 7,157 7,157 7,405 7,405 7,405

Korente

Mallra dhe Shërbime 602 26,957 32,697 53,134 46,170 44,308 45,253 44,891
Subvencion 603 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Brendshme 604 3,780  2,700 6,590 6,070 5,400 5,400 5,400
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 125 192 192 334 0 0

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 0 0 0 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 1,565 956 1,871 1,754 1,507 1,600 1,600
TOTALI 71,888 77,679 120,552 112,951 104,391 105,095 104,733

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës