Vend i lirë pune
Bashkia Shkodër njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Oficer Projekti/Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç me kohë të plotë pune në kuadër të projektit “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”, i cili po zbatohet nga “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe organizatën KMOP - Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi).
Shkodër, _____________, 2023
TERMAT E REFERENCËS
Projekti: “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”
Pozicioni: Oficer Projekti/Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç
Vendi: Shkodër
Kohëzgjatja: 14 muaj
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe KMOP - Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi) po zbatojnë projektin “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”.
Projekti do të fuqizojë të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore duke përdorur punësimin si një mjet për përfshirjen sociale dhe përfshirjen sociale si një mjet për të arritur punësimin. Në këtë kuadër, projekti do të kontribuojë në zgjerimin e modeleve ekzistuese të shërbimeve të kujdesit social në Bashkinë e Shkodrës, duke përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, dhe në të njëjtën kohë do të mbështesë të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore për të krijuar bizneset e tyre sociale lokale.
Objektivat e pozicionit të punës:
Në kuadër të projektit “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)” i cili zbatohet nga D&E - “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe KMOP - Qendra për Veprim Social dhe Inovacion, D&E po kërkon një Oficer Projekti/Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç.
Përgjegjësitë e Oficer Projekti/Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç përfshijnë:
• Koordinimi dhe implementimi i projektit në nivel lokal në bashkëpunim me partneret e projektit;
• Planifikimi, monitorimi dhe raportimi i aktiviteteve te projektit tek menaxheri i projektit;
• Hartimi i raporteve periodike narrative dhe financiare të projektit dhe koordinimi me menaxherin e projektit;
• Asistencë për ngritjen dhe funksionimin e Klubit të Kauzës Sociale në Dajç;
• Koordinimi dhe bashkëpunimi i punës me institucionet vendore dhe bizneset private;
• Caktimi i detyrave tek anëtarët e ekipit të projektit në nivel lokal;
• Vlerësimi i punës së anëtarëve të ekipit të projektit në nivel lokal;
• Përgjegjës për veprimtaritë e përditshme të Klubit të Kauzës Sociale;
• Përgjegjës për përgatitjen e planit të aktiviteteve javore/ mujore të Klubit të Kauzës Sociale pas takimeve të rregullta të konsultimit me përfituesit;
• Përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e buxhetit të projektit sipas legjislacionit shqiptar apo rregullave të BE-s (PRAG);
• Përgjegjës për kontaktimin e trajnerëve/instruktorëve të mundshëm bazuar në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të Klubit të Kauzës Sociale;
• Detyra të tjera që mund të caktohen.
KUALIFIKIMET:
• Diplomë universitare niveli minimal i diplomës Bachelor.
• Preferohet të ketë përvojë e mëparshme pune në organizata lokale.
• Preferohet të ketë përvojë të mëparshme profesionale në punën e drejtpërdrejtë me viktimat e trafikimit/ viktimat e dhunës në familje.
• Preferohet të jetë me vendbanim në zonën ku zbatohet projekti.
• Personalitet i organizuar mirë, i aftë për t’i dhënë përparësi detyrave.
• Aftësi të forta analitike dhe të menduar kritik.
• Aftësi të mira të punës në ekip.
• Aftësi të forta ndërpersonale dhe të komunikimit.
• Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune edhe kur punon nën presion.
• Njohuri të avancuara të MS Office suite
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (në të folur dhe shkruar).
DOKUMENTACIONI:
Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni deri në datën
17 Shkurt 2023
dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë, Bashkia Shkodër, Rr. “13 Dhjetori”, Nr.1, Shkodër.
1. Fotokopja e kartës së identitetit.
2. Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
3. Jetëshkrimi (CV).
4. Çertifikatë personale.
5. Çertifikatë familjare.
6. Fotokopja e diplomës së Bachelor-it dhe listë të notave.
7. Fotokopja e librezës së punës.
8. Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
https://www.drejtesia.gov.al/wp.../Formular_Vetedeklarimit-1
.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
9. Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
10. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
11. Adresë e plotë vendbanimi saktësim adrese;
12. Foto (2 copë);
13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (2 copë).
14. Lista e inventarit për dokumentacionin e mësipërm.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar proçesin e pranimit në pozicionin e lirë i nënshtrohen:
-
Intervistës me gojë.
Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.