Si të vish në Shkodër
Lidhjet me rrjetin e transportit rrugor, portual dhe aeroportual të Bashkisë Shkodër
Pozita gjeografike dhe afërsia me pikat kufitare ndihmon në krijimin e një shtrirje urbane policentrike përtej kufirit me Malin e Zi duke u lidhur nëpërmjet aseteve rrugore, detare dhe aeroportuale të Shkodrës, Lezhës, Shëngjinit, Tiranës, Durrësit, si dhe Podgoricës, Barit dhe Ulqinit.

Rrugët:
Shkodra lidhet me kryeqytetin Tiranë përmes korridorit Veri-Jug të Shqipërisë me distancë 98 km.
Lidhja me Kosovën nëpërmjet rrugës së Kombit është 170 km. Me Malin e Zi lidhet nëpërmjet 3 pikave kufitare: Muriqan 14 km, Hani i Hotit 35 km si dhe pika kufitare Grabom 58 km.
Porte:
Porti i Shëngjinit ndodhet në distancën 45 km, port kryesisht i përdorur për transportin e mallrave.
Porti i Durrësit nga i cili kryhen udhëtime të përditshme për në Itali dhe në vende të tjera është 105 km larg nga qyteti i Shkodrës. Në distancën prej 48 km, ndodhet porti i Barit në Malin e Zi.
Aeroporte:
Aeroporti i vetëm i Shqipërisë është aeroporti “Nënë Tereza” me distancë prej 83 km. Distanca me aeroportin e Podgoricës, Mali i Zi, është 65 km.
Distancat
Shkodra |
Distanca (km) |
Tiranë |
98 |
Durrës |
105 |
Shëngjin |
45 |
Vlora |
220 |
Prishtina |
261 |
Bar (Mali i Zi) |
48 |
Podgoricë (Mali i Zi) |
60 |
Dubrovnik (Kroaci) |
178 |
