Njoftim për tarifim të hapësirë publike dhe shlyerje detyrimesh
21.03.2023
Në kuadër të menaxhimit efikas të dhënies në përdorim të stacioneve të plazhit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 171, datë 27.03.2019, “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimatrisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të këtij vendimi, njoftojmë :
Të gjithë subjektet që kanë aplikuar në e-albania për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe kanë marrë miratimin paraprak, si dhe subjektet që kanë kontratë ekzistuese, të paraqiteni brenda datës
31.03.2023 pranë Bashkisë Shkodër dhe të aplikojnë në Zyrën me një ndalesë (Z1N) për tarifim të hapësirës publike dhe shlyerje detyrimesh, duke i bashkangjitur aplikimit një kopje të mjetit të identifikimit, si dhe nje kopje të Certifikatës së Regjistrimit në QKB (statusit aktiv) të biznesit.