Kërko
Shpallje/Njoftime

Ftesë e hapur për projektin “Festival Jazz-i”

02.03.2023

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Festival Jazz-i”.

Përshkrimi i projektit:

Jazz-i është një rrymë muzikore me një histori më shumë se 100 vjeçare. Në vendin tonë ai ka filluar të kultivohet prej vitesh nga të rinjtë amator dhe profesionistë.
Kohë pas kohe në Shkodër kanë performuar grupe dhe solistë të ndryshëm, të njohur ndërkombëtarisht dhe të rinj në karrierë, të cilët kanë lënë shenjë dhe janë mirëpritur nga publiku shkodran. Aktivitete të tilla i shërbejnë kultivimit të shijeve muzikore dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e nivelit të aktiviteteve artistike që organizohen nga Bashkia Shkodër.
Tradita e organizimit të festivaleve të muzikës jazz nuk është e panjohur, ndaj ne e shohim të vlefshëm kultivimin e kësaj tradite, duke mbështetur teknikisht dhe financiarisht idenë e një festivali me muzikë jazz, i cili e kthen qytetin në një skenë të muzikës cilësore dhe në mikpritëse të miqve të artit.
Projekti është menduar të mbahet gjatë gjithë muajit gusht 2023, kohë kur prania e turistëve në vendin tonë është e lartë.

Qëllimi i projektit:

Edukimi i spektatorit me muzikën jazz, e cila ka më shumë se 100 vjet histori.
Shkodra të ketë një Festival Jazz-i, të përmasave ndërkombëtare.
Pasurimi i jetës artistike dhe kulturore në territorin e Bashkisë Shkodër.
Kriteret që kërkohen për organizimin e këtij festivali:
• Subjekti duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
• Subjekti duhet të jetë i njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;
• Repertori që do shfaqet për spektatorin duhet të jetë i zhanrit jazz, ku mund të përfshihen grupe apo solistë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Aplikimi:

1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore;
2. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 02/03/2023 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve 20/03/2023.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 23/03/2023.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 27/03/2023.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokoll, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 3.000.000 lekë.

Kriteret e kërkuara:

1. Operatori që merr përsipër realizimin e këtij Festivali Jazz, duhet të ketë mbi 10 vite eksperiencë   në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
2. Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
3. Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
4. Vlerësohet cilësia artistike e projektit dhe zbatimi i kritereve të vendosura.

Kritere të tjera:

1. Aktivitetet do të mbahen në territorin e Bashkisë Shkodër gjatë gjithë muajit gusht 2023.
2. Ai duhet të përmbajë minimumi 3 koncerte të muzikës jazz.
3. Festivali preferohet të zhvillohet në oraret e pasdites, në sheshe kryesore të qytetit të Shkodrës, ku spektatorët mund ta arrijnë lehtësisht.
4. Paraqitja e patentave të njohura ndërkombëtarisht mbi aktivitetin, është kriter vlerësues.
5. Repertori artistik duhet të jetë i muzikës jazz dhe mund të përformohet nga solistë apo grupe që lëvrojnë këtë rrymë muzikore. Gjithashtu ato mund të jenë shqiptar ose të huaj. Preferohet bashkëpunimi me grupe apo solistë të njohur të trevave shqipfolëse.
6. Preferohet pjesëmarrja e të paktën një solisti apo grupi të njohur në këtë rrymë, në mënyrë që aktivitetit te ketë impakt tek spektatori dhe në media. Preferohet bashkëpunimi me një media kombëtare.
7. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Arsimit Rinisë dhe Sportit dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, kriter kryesor është mbajtja e masterklaseve me nxënës dhe studentë përgjatë ditëve të festivalit, i cili duhet të kontribuojë në nxitjen dhe promovimin e kësaj kulture muzikore tek brezat e rinj.
8. Skena e parashikuar për koncertet që do të zhvillohen në sheshe, duhet të jetë jo më e vogël se 4x5m, e pajisur me ndriçim dhe foni profesionale.
9. Subjekti duhet të marrë përsipër promovimin e aktivitetit, përmes banerave, ftesave, lajmërimit në media etj. Promovimi i aktivitetit duhet të shpërndahet minimumi 10 ditë para fillimit të tyre, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
10. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Bashkinë Shkodër.

Formular aplikimi.

Mundësi Punësimi
Asnjë rezultat i gjetur!
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës