Ftesë e hapur-“Hapja e sezonit turistik Velipojë”
10.03.2023
Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Hapja e sezonit turistik Velipojë”.
Përshkrimi i projektit:
Velipoja është një ndër destinacionet e më të njohura të bregdetit Shqiptar me potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit të diellit e rërës. Aktualisht frekuentohet nga një numër i madh pushuesish gjatë sezonit të verës. Velipoja zotëron potenciale të tilla që ky sezon të jetë më masiv dhe më i shtrirë në kohë. Dita e hapjes së sezonit turistik është zhvilluar çdo vit këto vitet e fundit me pjesëmarrjen e banorëve të zonës dhe qytetarëve nga Shkodra. Për këtë, në datat 30 prill – 1 maj do të organizohet një aktivitet artistik dhe sportiv. Ky aktivitet i cili do të zhvillohet në plazhin e Velipojës ka synim një perfshirje sa me të gjërë, sidomos të rinisë. Organizimi i kësaj feste kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e promocionit që i bëhet Velipojës dhe kështu ndikon drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve dhe pushuesve në Velipojë.
Qëllimi i projektit:
Promovimi i vlerave natyrore turistike të plazhit të Velipojës.
Aplikimi:
1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – sportive;
2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente te tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë
10/03/2023
Data e fundit e aplikimeve
20/03/2023
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën
23/03/2023
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë
27/03/2023.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 800.000 lek.
Kriteret e kërkuara:
1. Operatori që merr përsipër realizimin e Hapjes së sezonit turistik në Velipojë, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
2. Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
3. Vlerësohet cilësia artistiko - sportive e projektit.
Kritere të tjera:
1. Subjekti duhet të përzgjedhë një skenë me përmasa të mëdha, minimumi12*10 për realizimin e koncertit të madh si dhe foni dhe ndriçim profesional.
2. Duhet te parashikohet një bandë muzikore e instaluar në skenë.
3. Këngë të kënduara live nga trevat e Shqipërisë dhe Kosovës.
4. Duhet të organizohen lojra ne rërë, 2 ndeshje beach volleyball, 2 beach football, handball.
5. Duhet të organizohen demonstrime të ndryshme të sporteve ujore.
6. Për zhvillimin e ndeshjeve dhe të demonstrimeve të sporteve ujore duhet të sigurohen te gjitha pajisjet dhe e gjithë infrastruktura e nevojshme.
7. Të sigurohet transporti i materialeve dhe personave që do të jenë pjesë e aktivitetit.
8. Ekipet duhet të kenë në përbërje të tyre sportistë të ekipeve zinxhir.
9. Gjykimi i garave të realizohet nga gjyqtarë të çertifikuar.
10. Të sigurohen realizimi i videove promovuese për Velipojën.
11. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Turizmit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
12. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Turizmit.
Formulari i aplikimit.