Aktivitetet promovuese të territorit
Bashkia Shkodër ka kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe artit , nëpërmjet ruajtjes dhe zhvillimit të trashigimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, duke zgjeruar llojshmërinë e festave dhe aktiviteteve tashmë të përvitshme. Nga viti në vit ne kemi rritur në mënyre të konsiderueshme numrin e aktiviteteve si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e artit dhe kulturës, shoqëritë kulturore etj.
Bashkia Shkodër, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe turizmit si dhe zhvillimit të integruar dhe të balancuar të të gjithë territorit të saj, organizon çdo vit edhe një sërë aktivitetesh tashmë tradicionale, duke u fokusuar në promovimin e produkteve të sektorit bujqësor agropërpunues sipas njësive administrative të Bashkisë Shkodër. Në këto aktivitete prezantohen të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër me produktet vendase, me pasuritë e tyre kulturore dhe gatimin tradicional.
KARNAVALET

Organizohen nga Bashkia Shkodër çdo vit gjatë muajit shkurt. Historia e karnavaleve në qytetin e Shkodrës ka nisur që në vitin 1860 dhe ka vazhduar deri në vitin 1943. Por për shkaqe politike, mbas vitit 1943, kjo festë filloi dhe u zbeh. Kolë Shiroka njihet si një ndër mjeshtërit e parë për organizimin e karnavaleve të Shkodrës.
DITA E LULEVE

Organizohet më 6 Maj nga Bashkia Shkodër çdo vit me një sërë aktivitetesh artistiko-kulturore si: panaire, koncerte artistike dhe aktivitete të ndryshme nga shkollat e qytetit.
DITA E ARTIZANATIT DHE E ZEJEVE

Aktiviteti zhvillohet në muajin qershor dhe zgjat 2-3 ditë në qendër të qytetit.Ky aktivitet konsiston në promovimin e punimeve artizanale të prodhuar nga mjeshtrit e talentuar Shkodranë
PANIRI I “PROMOVIMIT TË VLERAVE DHE RESURSEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE, NATYRORE DHE PRODUKTEVE TERRITORIT”

Ky aktivitet realizohet në mbështetje të zhvillimit të integruar dhe të balancuar të të gjithë territorit të saj për promovimin e produkteve të sektorit bujqësor agropërpunues dhe atij artizanal sipas Njësive Administrative të Bashkisë Shkoder
DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEUMEVE
Organizohet më 18 maj nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me institucionet e trashëgimisë kulturore, si Muzeu Historik “Oso Kuka”, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeu i Kështjellës.
DITA BOTËRORE E MUZIKËS
Data 21 qershor është shpallur si dita botërore e muzikës. Prej vitesh në Shkodër në këtë datë, zhvillohet një koncert vokal instrumental i muzikës serioze.
FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË

Që nga krijimi i tij , në vitin 1963, zhvillohet në qytetin e Shkodrës, çdo vit në muajin qershor, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë.
HAPJA E SEZONIT TURISTIK NË VELIPOJË

Aktivitetet me rastin e hapjes së sezonit turistik, në plazhin Velipojë,I cili organizohet nga Bashkia Shkodër, në muajin Maj.
DALJA NË BJESHKË

Çelja e sezonit të turizmit malor, të Alpeve të Shqipërisë, në fshatin Theth,në muajin Qershor.
DITA E LIQENIT

Organizohet në muajin qershor. Promovimi i turizmit në liqenin e Shkodrës. Gjatë kësaj dite organizohen një sërë aktivitetesh sportive ujore, si maratonë noti, aktivitete sportive me veliera, kanoe, windserf etj.
TRIATHLON

Aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në muajin shtator.Ky aktivitet organizohet nga shoqata Water Sports on the Lake Albania me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
DITA BOTËRORE E TURIZMIT

Organizohet nga Bashkia çdo vit në muajin shtator.
DITA E BIÇIKLETAVE

Shkodra, qyteti i biçikletave, organizon çdo vit, në muajin tetor, aktivitetin “Dita e biçikletave”.
AHENGU SHKODRAN

Organizohet më 29 shtator nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, në ditën e trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të promovojë traditën e ahengut, i cili është shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
NDËRMENDJE

Koncerti i fundvitit, i kthyer tashmë në traditë, i cili organizohet çdo fund dhjetori, me pjesëmarrjen e orkestrës simfonike të qytetit.