Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin :

Për të tre proçedurat ( lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim jashtë shërbimit civil) aplikohet në njëjtën kohë!

Drejtor, Drejtoria e Studimeve, Planifikimit dhe Koordinimit të Investimeve, kategoria e pagës II-b

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 20 Shtator 2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 25 Shtator 2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË: 25 Shtator 2023

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

a) Përgatit politika fiskale dhe strategji për rritjen e të ardhurave.
b) Udhëzon, organizon, koordinon punën e drejtorisë me qëllim mbarëvajtjen dhe arritjen e objektivave.
c) Miraton plane në terma financiarë dhe kohorë, plane vjetore buxhetore dhe strategjike të të ardhurave të Bashkisë.
d) Miraton plane pune dhe organizimi të brendshëm për drejtorinë.
e) Analizon performancën e punës së drejtorisë dhe punonjësve të saj. Gjeneron plane për veprim.
f) Vlerëson rezultatet në lidhje me planifikimin, procedurat, udhëzimet, afatet,
g) performancën, organizon e merr masa në funksion te objektivave të drejtorisë.
h) Ndjek proçeset e menaxhimit të riskut të brendshëm dhe gjurmën e auditit.
i) Administron dhe asiston stafin për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe për arritjen e rezultateve të drejtorisë.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në degën Arkitekturë.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në ketë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele;
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Çertifikatë personale;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
    Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 20.09.2023.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
Njohuri për ligjin Nr 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” , i ndryshuar
Njohuri për VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar,
Njohuri për VKM Nr 271, datë 06.04.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”,
Njohuri për VKM nr. 427, datë 08.06.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të territorit;
Njohuri për VKM Nr 629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave” te ndryshuar

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)

2 NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në degën Arkitekturë.
  2. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në ketë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Çertifikatë personale;
  • Çertifikatë familjare;
  • Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  • Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25.09. 2023 .

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” i ndryshuar;
  • Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  • Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Njohuri për ligjin Nr 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” , i ndryshuar
  • Njohuri për VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar,
  • Njohuri për VKM Nr 271, datë 06.04.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”,
  • Njohuri për VKM nr. 427, datë 08.06.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të territorit;
  • Njohuri për VKM Nr 629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave” te ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

  1. PRANIM NGA JASHTË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në degën Arkitekturë.
b- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c- Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në ketë fushë.

3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Çertifikatë personale;
  • Çertifikatë familjare;
  • Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  • Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25.09.2023 .

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
Njohuri për ligjin Nr 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” , i ndryshuar
Njohuri për VKM Nr 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar,
Njohuri për VKM Nr 271, datë 06.04.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”,
Njohuri për VKM nr. 427, datë 08.06.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të territorit;
Njohuri për VKM Nr 629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave” te ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë; 
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.