Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të kreut kreu III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionin:
Përgjegjës, Sektori i menaxhimit të aseteve dhe Aksioneve të Ndërmarrjeve, Drejtoria Juridike, kategoria III-a
Kandidat i kualifikuar është :
- Lulzim Mashi
Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 04.09.2023, ora 12 : 00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
Intervista strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.09.2023, ora 13 : 30 në ambientet e Bashkisë Shkodër