Njoftim mbi rezultatin e pranimit në kategorinë ekzekutive pas afatit të ankimimit

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Në përfundim të afatit të ankimimit për fazën e shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim :

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën vijuese të konkurimit janë:

1 (një) specialist, Sektori i Menaxhimit të aseteve dhe aksioneve të ndërmarrjeve, Drejtoria Juridike, kategoria e pagës III-b

Arjan Vasija

1 (një) Specialist, Sektori i Përfshirjes Sociale, CPU Strehimit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, kategoria e pagës III-b

Melisa Jahja
Norbert Toma

Kandidatët e kualifikuar për pranim në shërbimin civil do të paraqiten për zhvillimin e testimit me shkrim me datë 22.09.2023, ora 11:00, pranë ambienteve të Bashkisë Shkodër.