Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim :
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë :
1(një) inspektor, Njësia e Inspektimit tatimor, Drejtoria e të Ardhurave, kategoria e pagës III-b

1.Arban Gjoka
2.Gjergj Kurti

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 14.09.2023, ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.