Bashkia Shkodër shpallt hirrjen e parë për krijimin e Këshillit Vendor Rinor (KVR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Kryetarit të Bashkisë.
Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, përfaqësues të këshillave studentorë/ të pavarur, si dhe përfaqësues nga sektori i rinisë të paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të KVR-së.
Mirëpresim aplikimet tuaja nga data 11.09.2023 deri në datë 24.09.2023, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al, në cc: info@shkodrarinore.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KVR”.
Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:
Kandidati për anëtar të KVR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- të ketë dhënë kontribut në fushën e rinisë të paktën për 2 (dy) vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo të zhvillimit të nismave ose të aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
- të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.
Kandidati për anëtar të KVR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qenë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
- të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi.
Aplikanti për anëtar/e i KVR-së duhet të dorëzojëdokumentacionin si më poshtë:
Kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë duhet të ngarkojë:
- kërkesën;
- jetëshkrimin;
- fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin;
- vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
- vetëdeklarimin e konfliktit të interesit;
- NIPT të organizatës që përfaqëson;
- jetëshkrim të organizatës.
Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore duhet të ngarkojë:
- kërkesën;
- jetëshkrimin (CV: fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin);
- vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
- letër motivimi;
- vetë-deklarimin e konfliktit të interesit.